Lidhje

Ndikimi i lobizmit në politikë dhe vendimarrje në Shtetet e Bashkuara


Ndikimi i lobizmit në politikë dhe vendimarrje në Shtetet e Bashkuara
Ndikimi i lobizmit në politikë dhe vendimarrje në Shtetet e Bashkuara

Kur në Shtetet e Bashkuara merren vendime që kanë të bëjnë me diplomacinë publike, korporata, grupe avokatie dhe të tjerë bashkëpunojnë me Kongresin dhe me Degën Ekzekutive të qeverisë, për të influencuar te këto vendime. Ky aktivitet, i quajtur “lobizëm”, nganjëherë thuhet se nxit të ashtuquajurat interesa të posaçme, në dëm të publikut të gjerë. Në materialin në vazhdim do t’ju njohim me lobizmin si një aktivitet që mbrohet nga kushtetuta amerikane dhe si një element i rëndësishëm që ndikon në vendimmarrje.

Ligjet në Shtetet e Bashkuara krijohen përmes një procesi tepër publik. Projektligjet paraqiten në Kongres, diskutohen dhe votohen. Pastaj Dega Ekzekutive e qeverisë amerikane i nënshkruan ato në ligje dhe rregullat, të cilat burojnë prej tyre, përmes departamenteve dhe agjencive të ndryshme.

Individët dhe bizneset që preken nga këto ligje dhe rregulla duan të ndikojnë tek krijimi dhe zbatimi i tyre. Në Shtetet e Bashkuara këto përpjekje për të patur ndikim, pra lobizmi, bëhet jo vetëm në Uashington, por në të kryeqytetet e 50 shteteve amerikane.

Kushtetuta amerikane ka klauzola që lejojnë lobizmin si pjesë e procesit qeveritar të vendimmarrjes. Siç thekson profesori i politikave publike i Universitetit Georgetown, Mark Rom, këto klauzola janë mes parimeve bazë të Kushtetutës amerikane.

“Në Kushtetutën amerikane, sanksionohet e drejta e grumbullimit. Ne kemi të drejtën t’i kërkojmë peticion qeverisë. Kemi të drejtën e fjalës dhe të lirisë së shtypit. Pra, kur njerëzit duan të ndryshojnë politikat, për të patur ndikim tek qeveria, këtë veprim e mbron Kushtetuta”.

Bazuar mbi këtë të drejtë, është e zakonshme që qytetarët amerikanë të telefojnë, të shkruajnë të dërgojnë e-maile dhe, nganjëherë, edhe të demonstrojnë para Kongresit. Në këtë mënyrë, ata u thonë ligjvënësve se mbështesin, ose kundërshtojnë, një projektligj të caktuar, dhe duan që ata të votojnë sipas kërkesave të tyre.

Në Washington, një pjesë e madhe e lobizmit bëhet nga një palë e tretë përkrahësish. Tim Carney, gazetar në gazetën “Washington Examiner”, shpjegon:

“Një prej mënyrave që është zhvilluar lobizimi, është se kompanitë, apo grupet e interesit, si për shembull ata që mbështesin të drejtën për të mbajtur armë, punësojnë një profesionist, qoftë nga stafi i tyre, ose konsulent që punon për një firmë, i shkon në Kongres. Këta njerëz janë lobistë dhe ata dine më tepër se të tjerët se si funksionon Kongresi. Ata njohin ligjvënës të veçantë, të cilët janë të rëndësishëm. Prandaj, lobizimi sot ka të bëjë gjerësisht ose me kompani të mëdha, që punësojnë profesionistë, që të mbrojnë çështjen e tyre në Kongres, ose kompanitë punësojnë lobistë, të cilët punojnë në Uashington dhe pastaj shkojnë në Kongres, ose në degën Ekzekutive, ku e diskutojnë çështjen e tyre”.

Lobizmi është një industri e rëndësishme në Uashington. Në vitin 2009, sipas vlerësimeve, rreth 3.5 miliardë dollarë u shpenzuan për të ndikuar tek Kongresi dhe tek Dega Ekzekutive. Dhe pjesa më e madhe e lobizimit realizohet nga firma juristësh, të cilët specializohen për të ndikuar tek procesi ekzekutiv dhe zbatimi i ligjeve. Një nga këto firma është Patton Boggs, ku partneri Nicholas Allard thotë se juristët janë të rëndësishëm për lobizmin.

“Ligji që ne ndjekim si juristë, ka të bëjë me çështjen se “Cili duhet të jetë ligji?” dhe, “Si duhet zbatuar ai me drejtësi?”. Kjo është arsyeja, përse juristët, angazhohen tërësisht. Dhe para së gjithash, flasim për një process për shkrimin e ligjeve dhe rregullave, në mënyrë që ato të funksionojnë. Gjithmonë ekziston “Ligji i pasojave të paqëllimshme”, në se ligjet nuk hartohen korrek, ose në se ato nuk zbatohen në mënyrë të drejtë, sipas rregullave universale në situata të ngjashme; në këtë rast do të ketë rezultate jo të mira dhe politika të këqija”.

Këto firma lobiste janë bërë tepër të suksesshme, duke i dhënë formë ligjeve dhe politikave nga të cilat përfitojnë klientët e tyre. Ken Vogle, i gazetës Politico në Uashington, thotë se ky ndikim nganjëherë është kaq i forte, saqë ligjvënësit ndjekin pikërisht udhëzimet e lobistëve.

“Në disa raste, ka grupe lobiste që janë kaq të suksesshme dhe kanë një ndikim kaq të madh, saqë janë të aftë të shkruajnë ligje dhe të propozojnë ligje për anëtarët e Kongresit. Dhe anëtarët e Kongresit i paraqesin projektligjet, pa ndryshuar asnjë fjalë”.

Lobizimi në Uashington nuk bëhet vetëm nga amerikanët. Ka kompani ndërkombëtare dhe qeveri të huaja, të cilat përpiqen të ndikojnë tek ligjet dhe rregullat në Amerikë. Por lobizmi nuk është një aktivitet kaq i lehtë. Ekzistojnë ligje federale dhe rregulla etike që e drejtojnë këtë procesin. Këto rregulla vihen në zbatim, megjithëse jo gjithmonë në mënyrë perfekte.

XS
SM
MD
LG