Lidhje

Maqedoni: Arrestohet pronari i televizioni A1, Velija Ramkovski


Maqedoni: Arrestohet pronari i televizioni A1, Velija Ramkovski
Maqedoni: Arrestohet pronari i televizioni A1, Velija Ramkovski

Policia maqedonase e ka ndaluar mbrëmë para mesnate pronarin e televizionit A1, zotin Velija Ramkovski, drejtoreshën e televizionit si dhe disa drejtues të kompanive që veprojnë në adresën e njejtë me televizionin, e që janë pronë e zotit Ramkovski apo të anëtarëve të familjes së tij.

Ndërhyrja e policisë, sipas televizionit, ka ndodhur sikur në film: Disa autovetura janë futur me shpejtësi në oborrin e televizionit, dhe njerëz me veshje civile pa treguar ndonjë autorizim e kanë marrë pronarin e televizionit, drejtoreshën Aneta Koçishki dhe persona të tjerë.

Sipas policisë dhe Drejtorisë së të Hyrave Pubike, zoti Ramkovski akuzohet, mes tjerash, për fshehje taksash që kapin një shumë prej mbi katër milion Euro.

Të ndaluarit janë mbajtur mbi dymbëdhjetë orë në polici para se t’u dorëzoheshin sot organeve hetuese.

Biznesmeni i njohur Ramkovski e ka quajtur këtë si “demokracia në vepër” e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Televizioni A1 konsiderohet si mjet më i fuqishëm i informacionit dhe me ndikim në Maqedoni. Kohët e fundit ky televizion është shprehur mjaft kritik kundër politikave të qeverisë së kryeministrit Nikolla Gruevski. Televizioni tjetër A2, poashtu në pronësi të biznesmenit Ramkovski, planifikon që së shpejti të fillojë me porogram në gjuhën shqipe.

Shtypja e lirisë së shprehjes në Maqedoni nënvizohet edhe në raportin e progresit që Komisioni Evropian e nxorri në muajin nëntor.

XS
SM
MD
LG