Lidhje

Merkel, Medvedev diskutojnë në forumin e përvitshëm ruso-gjerman


Merkel, Medvedev diskutojnë në forumin e përvitshëm ruso-gjerman
Merkel, Medvedev diskutojnë në forumin e përvitshëm ruso-gjerman

Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë diskutuar një sërë çështjesh në ditën e dytë dhe të fundit të forumit të përvitshëm ruso-gjerman në Hanover.

Udhëheqësit rus dhe gjermanë folën sot për lidhjet e biznesit mes dy vendeve dhe çështjet ndërkombëtare, mes tyre konflikti i vazhdueshëm në Libi dhe kriza e borxheve në Europë.

Lidhjet mes Rusisë dhe Gjermanisë zakonisht janë konsideruar të qëndrueshme, por palët premtuan se do të diskutojnë hapur mosmarrëveshjet e tyre ndërsa forcojnë lidhjet e biznesit.

Berlini është një nga partnerët më të mëdhenj të Rusisë, dhe zonja Merkel dhe zoti Medvedev nënshkruan disa marrëevshje biznesi, mes tyre një për të çuar më shumë gaz natyror në Gjermani.

Në një konferencë të përbashkët shtypi, zonja Merkel tha se takimi i nivelit të lartë i BE-së të enjten nuk do të japë një zgjidhje të menjëhershme dhe gjithpërfshirëse për krizën greke.

XS
SM
MD
LG