Lidhje

Nëntë të vrarë në Afganistan nga rrëzimi i një helikopteri të NATO-s


Nëntë të vrarë në Afganistan nga rrëzimi i një helikopteri të NATO-s
Nëntë të vrarë në Afganistan nga rrëzimi i një helikopteri të NATO-s

NATO thotë se nga rrëzimi i një helikopteri në Afganistanin jugor humbën jetën 9 anëtarë të forcave të koalicionit.

Nga ky incident u plagosën edhe 3 persona të tjerë, mes tyre një anëtar i forcave të koalicionit, një ushtar afgan dhe një civil amerikan.

Në një deklaratë të mëparshme të NATO-s thuhej se kishte pasur 4 të plagosur, përfshirë edhe një anëtar të dytë të koalicionit.

NATO tha se nuk ka pasur njoftime për zjarr armiku, ndërkohë që shkaku i rrëzimit po hetohet.

Një faqe interneti që ndjek nga afër numrin e viktimave në Irak dhe në Afganistan shkruante se pas incidentit të sotëm, numri i trupave të huaja të vrarë në Afganistan këtë vit arriti në 529. Ky është numri më i lartë i vrasjeve brënda një viti që prej fillimit të luftës në vitin 2001.

Dje, NATO tha se forcat afgane dhe ato të koalicionit kapën një komandant taleban dhe vrarë dy kryengritës talebanë, pasi bastisën një kompleks në provincën veriore të Baglanit.

NATO tha sot me anë të një deklarate se kapja e komandantit kishte lidhje me disa sulme gjatë zgjedhjeve të së shtunës në Afganistan.

XS
SM
MD
LG