Lidhje

Një "buton paniku" për sigurinë e fëmijëve në Internet


An Internet cafe in China
An Internet cafe in China

Në ditët e sotme është diçka normale që edhe fëmijët të hyjnë në rrjetet e komunikimit social në internet si Facebook, Bebo dhe Myspace. Por rreziqet për fëmijët në internet janë diçka reale. Në Britani, një shoqatë që merret me sigurinë e fëmijëve në internet ka ndërmarrë një fushatë, në qendër të së cilës është instalimi i një butoni të posaçëm në faqet e internetit, i ashtuquajtur buton i panikut, i cili funksionon njëlloj si një sinjal alarmi në një shtëpi që grabitet. Ministria e Brendshme Britanike po kërkon tani që ky buton të vendoset edhe në Facebook, që është rrjeti më i madh i komunikimit social në internet. Kjo është faqja e dytë më popullore në Internet pas Google. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ajo ia kalon faqes Google për nga numri i vizitorëve. Facebook tha javën e kaluar se po shikon mundësinë që ta instalojë këtë buton në disa faqe të sistit të saj britanik.

XS
SM
MD
LG