Lidhje

Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve në Korenë e Jugut


Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve në Korenë e Jugut
Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve në Korenë e Jugut

Presidenti amerikan Barak Obama shënoi Ditën amerikane të Veteranëve gjatë vizitës së tij në Korenë e Jugut, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i përmbahen përkushtimit për të mbrojtur vendet aziatike.

Gjatë një fjalimi në një bazë ushtarake amerikane në Seul, presidenti Obama nderoi 28 mijë trupat amerikane që ndodhen atje, duke thënë se prania e tyre ndihmon në mbrojtjen e demokracisë.

Zoti Obama nderoi shërbimin e trupave amerikane që u vranë gjatë Luftës tre-vjeçare Koreane, e cila filloi para 60 vjetësh, kur Koreja e Veriut pushtoi Jugun.

Lufta koreane përfundoi me armëpushim në vend të një traktati paqeje. Megjithatë, presidenti Obama e quajti atë fitore duke marrë parasysh përparimin e demokracisë në Korenë e Jugut.

XS
SM
MD
LG