Lidhje

Presidenti Obama mban fjalim në Wall Street


Presidenti Barak Obama tha se Shtetet e Bashkuara duhet të hartojnë rregullore më të mira për të administruar sistemin e tyre financiar ose do të rrezikojnë një krizë tjetër financiare.

Ai tha se kriza financiare kushtoi shkurtimin e miliona vendeve të punës, triliona dollarëve dhe shkatërroi endrat e familjeve dhe bizneseve të vogla në mbarë vendin. Presidenti foli sot në Nju Jork në një distancë të shkurtër nga distrikti më i rëndësishëm financiar në Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama u bëri thirrje ekzekutivëve financiarë të ndalin përpjekjet e shfrenuara për të lobuar në kongres për bllokimin e reformën që presidenti thotë se do të ndihmojë si Wall Streetin edhe njerëzit e thjeshtë.

Ai tha se reformat duhet të përfshijnë mbrojtjen e konsumatorëve, kufizimin e rreziqeve që marrin bankat, ndryshime në mënyrën e pagesave për drejtuesit dhe rregullore për të trajtuar institucionet financiare që dështojnë.

Presidenti bëri thirrje gjithahstu se për më shumë transparencë në këmbimet e derivativëve. Këto janë marrëveshje komplekse financiare që ndikuan në krizën financiare.

XS
SM
MD
LG