Lidhje

Papa Benedikt kritikon politikat ekonomike si shkaktare të krizës


Papa Benedikt kritikon politikat ekonomike si shkaktare të krizës
Papa Benedikt kritikon politikat ekonomike si shkaktare të krizës

Papa Benedikt tha se plagët ekonomike të Evropës janë shkaktuar nga politikat ekonomike që kanë në bazë vetëm fitimin. Papa i bëri këto komente në aeroplan, pak para se të mbërrinte në Madrit për të marrë pjesë në një festival 4 ditor të të rinjve katolikë.

Papa u tha gazetarëve se politikat ekonomike duhet të udhëhiqen nga etika dhe t’i shërbejnë të mirës së përgjithshme, në vend që të bazohen në nxjerrjen e fitimit maksimal. Ekonomia tha Papa, duhet të përmbajë një ndjenjë përgjegjësie për të tjerët dhe ajo do të funksionojë normalisht vetëm në se përmban elementin humanitar dhe respekton të tjerët.

Të rinjtë në Spanjë janë prekur rëndë nga papunësia që ka arritur në 21 përqind dhe Papa u bëri thirrje të rinjve që kishin dalë për ta pritur në aeroport, që të mos humbasin besimin.

XS
SM
MD
LG