Lidhje

Vdes në moshën 86 vjeçare ish presidenti komunist i Shqipërisë


Vdes në moshën 86 vjeçare ish presidenti komunist i Shqipërisë
Vdes në moshën 86 vjeçare ish presidenti komunist i Shqipërisë

Në Shqipëri, vdiq sot në moshën 86 vjecare, si pasojë e një sëmundjeje, ish presidenti komunist i vendit, Ramiz Alia.

Alia vdiq në një spital të Tiranës pasi u godit nga një tromboemboli polmonare, njoftuan mjekët. Ai ka qenë një ndër personazhet kryesore të regjimit komunist shqiptar, dhe bashkëpunëtor i afërt i diktatorit Enver Hoxha në fillim të viteve 80. Ai u bë pasuesi i tij i natyrshëm, kur Hoxha vdiq më 1985.

Në fund të viteve ’80, ndërsa e gjithë Europa Lindore u përfshi nga një valë ndryshimesh demokratike, Alia u përpoq të realizonte disa reforma, kryesisht të karakterit ekonomik dhe të hapte vendin ndaj perëndimit. Por zhvillimet në Shqipëri, qenë më të shpejta se ndërhyrjet e tij të cekta. Nën trysninë e revoltës së studentëve në fund të vitit 1990, Alia u detyrua të njihte pluralizmin politik.

Partia komuniste e drejtuar prej tij fitoi megjithatë sërish në mars të 1991 dhe ai u zgjodh presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste. Por një vit më vonë do të dorëhiqej pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e marsit 1992. Pak muaj më vonë, në te njejtin vit ai do të arrestohej nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, por si dhe shumë drejtues të tjerë komunistë, do të gjykohej vetëm për abuzime financiare. Ai u lirau në 1995, për t’u arrstuar sërish dhe rifitoi lirinë pas aministisë së 1997.

Vlerësimet ndaj rolit të tij janë të ndryshme. Një pjesë e konsideron si pasardhës të denjë të diktatorit Hoxha, ndërsa një pjesë tjetër gjykon se ai megjithatë shmangu një gjakderdhje në vend, duke mundësuar një kalim të butë nga regjimi komunist në demokraci.

XS
SM
MD
LG