Lidhje

12 shtete amerikane nën peshën e borës e akullit nga stuhija e fundit


12 shtete amerikane nën peshën e borës e akullit nga stuhija e fundit
12 shtete amerikane nën peshën e borës e akullit nga stuhija e fundit

Miliona njerëz në 12 shtete amerikane po përballen me stuhinë masive të dëborës që anuloi mijëra fluturime dhe la qindra mijëra njerëz pa energji elektrike.

Ekipet po pastrojnë autostradat e bllokuara nga makinat dhe po punojnë për të lidhur linjat elektrike, ndërsa aeroportet po përpiqen të rifillojnë fluturimet. Më shumë se 2 mijë fluturime u anuluan deri në mesditë sot, përveç disa mijërave të anuluara në fillim të javës.

Zyrtarët po hetojnë të paktën shtatë raste vdekjesh që mund të jenë shkaktuar nga stuhia. Të paktën tre persona gjetën vdekjen në Oklahoma kur kamioni i tyre ra nga një urë në ujin e ngrirë.

Presidenti Obama shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Oklahoma duke e autorizuar Departamentin e sigurisë kombëtare dhe Agjencinë federale për menaxhimin e situatave emergjente të japin ndihma dhe furnizime për banorët e ndikuar nga stuhia.

XS
SM
MD
LG