Lidhje

Tkurret sipërfaqja e përmbytur në zonën e Shkodrës


Tkurret sipërfaqja e përmbytur në zonën e Shkodrës
Tkurret sipërfaqja e përmbytur në zonën e Shkodrës

Në ditën e 14-të të saj, përmbytja në zonat fushore të Nënshkodrës dhe lagjet e qytetit është tkurrur në 9950 hektarë nga 14100 që u përmbytën në ditët e para. Por numri i shtëpive të përmbytura është ende mjaft i lartë dhe e kalon shifrën e 4 mijë banesave, kryesisht në komunat problematike si ato të Dajēit, Velipojës, Anës së Malit, Bushatit, Berdicës, por edhe brenda në qytet.

Ndërkohë që rrugët automobilistike, që shkojnë drejt komunave fushore, janë ende të pakalueshme, në qytet rruga hyrëse është bërë sot e kalueshme edhe për automjetet e vogla.

Tërheqja e ujrave në këtë pjesë të qytetit ka nxjerrë në pah dëme të mëdha në bizneset private dhe tregun ushqimor të lagjes Xhabije.

Të kthyer pas më shumë se 10 ditësh në dyqanet e tyre, tregtarët shohin me shqetësim dëmet e shkatuara, ndërkohë që kërkojnë një vlerësim të shpejtë të dëmit. Tregtari Fadil Sula thotë se përmbytja ka dëmtuar të gjithë tregtarët e tregut ushqimor dhe se ata duhet të dëmshpërblehen.

Damet janë të pallogaritshme, gjithkujt i asht ba dam dhe çdo gja asht ba e papërdorshme, sepse janë kryesisht artikuj ushqimorë. Nuk ka mbetë puna me i ba thirrje apo jo qeverisë. Ajo e din vetë. Po këtu ka ardhë uji papritur dhe ka arritë në një metër, duke damtu çdo gja.

Edhe tregtarët e tjerë të tregut ushqimor shprehin shqetësim për gjendjen e krijuar dhe dëmet e panumërta që u janë shkaktuar në këtë situatë të vështirë për biznesin dhe familjet e tyre.

Ndërkohë, në Shkodër u takuan sot në mesditë ministrat e mjedisit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilët nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, përmes të cilit pala shqiptare dhe ajo malazeze, duke patur parasysh përmbytjet e këtij viti, shpehën gatishmërinë për të punuar bashkërisht për realizimin e përshpejtuar të projektit të rregullimit të regjimit ujor të pellgut ujëmbledhës të Liqenit të Shkodrës dhe Lumejve Drin dhe Buna.

Memorandumi përcakton masa emergjente dhe afatmesme për parandalimin e qendrueshëm të përmbytjeve në pellgun ë përbashkët ujor.

XS
SM
MD
LG