Lidhje

Federer dhe Nadal në finalen e Turit të Francës në tenis


Federer dhe Nadal në finalen e Turit të Francës në tenis
Federer dhe Nadal në finalen e Turit të Francës në tenis

Fenomeni i botës së tenisit Roxher Federer nga Zvicra i shkaktoi humbjen e parë të këtij viti serbit Novak Gjokoviç, në një ndeshje elektrizuese në gjysmëfinalet e Turit Francez të Tenisit në Paris.

Federer e siguroi fitoren e djeshme duke marrë 3 nga 4 setet e ndeshjes dhe duke siguruar për vete një vend në finale.

Finalja e Turit të Francës do të zhvillohet nesër mes spanjollit Rafael Nadal dhe zviceranit Roxher Federer. Vetë Nadal, kur fitoi gjysmëfinalen e tij përballë britanikut Andi Mëri dhe ende pa filluar ndeshja mes Federer dhe Gjokoviç tha se e mirëpriste ballafaqimin qoftë me lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave, duke iu referuar zviceranit Federer, ose me lojtarin më të mirë aktual, duke iu referuar serbit Gjokoviç, që deri atëherë kishte një rezultat absolut- vetëm fitore për 2011.

XS
SM
MD
LG