Lidhje

Luk Brajën, një emër i njohur i muzikës kantri


Luk Brajën, një emër i njohur i muzikës kantri
Luk Brajën, një emër i njohur i muzikës kantri

Këngëtari i muzikës kantri Luk Brajën e filloi karrierën e tij në vitin 2008 me “All my friends say”, që doli në pesë këngët më të dëgjuara. Tani, pas dy albumeve, Luk Brajën duket se është pranë konsolidimit të karrierës së tij si ylli i ri i muzikës kantri.


“Doin’ my thing” është kënga e albumit të ri të Luk Brajën. Luk thotë se e ka punuar albumin duke pasur parasysh përvojën e dy vjetëve të fundit dhe ato që ka mësuar nga admiruesit e tij për të tërhequr edhe admirues të tjerë. Nga shitjet e albumit duket se Luk ka tërhequr mjaft admirues të tjerë. “Doin’ my thing” u radhit e dyta mes albumeve të muzikës kantri dhe e gjashta në listën e albumeve Billboard 200. Shitjet e javës së parë ishin dyfishi i atyre të albumit të parë të 2007-ës “I’ll stay me.”

Luk ka shumë miq në industrinë e muzikës. Ai mori çmimin si Vokalisti i Ri më i Mirë Solo dhe Artisti i Ri më i Mirë në ceremoninë e akademisë së për çmimet e muzikës kantri.

“Rain is a good thing” është një nga tetë këngët që Luk i kompozoi në bashkëpunim për albumin e tij të ri. Kjo ishte kënga e parë që doli në një album single në listat e muzikës kantri.

Edhe versioni i këngës “Apologize” i grupit Old Republic i ripërpunuar nga Luk, është një nga të preferuarat e admiruesve të tij.

Në gusht të këtij viti, Luk dhe gruaja e tij Karolajn lindën fëmijën e dytë, Tejtëm, i cili ka një vëlla dy-vjeçar të quajtur Bo. Pasi kaloi pak kohë me familjen, Luk është kthyer për të vazhduar koncertet e tij deri në mes të dhjetorit.

XS
SM
MD
LG