Lidhje

P-5+1 përsërit angazhimin për zgjidhje të negociuar të çështjes bërthamore të Iranit


Diplomatë të lartë amerikanë thonë se ka “disa shenja” nga zoti Ahmadinexhad dhe zyrtarë të tjerë iranianë se Teherani mund të jetë i gatshtëm të rifillojë dialogun këtë vjeshtë dhe se fuqitë e mëdha janë gjithashtu të gatshme për t’u riangazhuar.
Këto komente u bënë pas një takimi strategjik një orësh për Iranin në misonin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë, P-5+1.
Grupi gjashtë anëtarëtsh ka zhvilluar hera herës dialog me Iranin për qëllimet bërthamore të këtij të funidt dhe tetorin e kaluar propozoi t’i ofronte Iranit karburant bërthamor për një reaktor kërkimesh të Teheranit, nëse ai dërgon jashtë vendit rezervat e uraniumit të tij të gradës të ulët.
Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e jashtëm të P-5+1, përfshirë edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, riafirmuan “vendosmërinë dhe angazhimin e tyre për një zgjidhje të negociuar së shpejti” për çështjen bërthamore të Iranit dhe janë gati të angazhohen në një marrëveshje shkëmbimi bërthamor, të cilën Teherani fillimisht e pranoi, por më pas u tërhoq prej saj.
Shefja e diplomacisë everopiane, Kethrin Ashton foli në emër të gjashtë fuqive të mëdha.

"Objektivi ynë vazhdon të jetë një zgjidhje e negociuar afat-gjatë që do të rivendosë besimin ndërkombëtar për natyrën krejtësisht paqësore të programit bërthamor të Iranit, duke respektuar të drejtën ligjitime të Iranit për përdorimin paqësor të energjisë bërthamore. Ne mbetemi të vendosur dhe të bashkuar në përpjekjet tona për këtë qëllim”.
Presidenti i Iranit Ahmadinexhad u tha gazetarëve në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se është një shans i mirë që bisedimet do të rifillojnë sepse nuk ka alternativë tjetër.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, P.J. Krouli tha se nëqoftë se Irani është i interesuar për një dialog serioz, atij i duhet të kontaktojë vetëm shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kethrin Ashton.
"Me aq sa ka sinjalizuar Presidenti Ahmadinexhad në disa nga deklaratat e tij se shpreson që bisedimet do të rifillojnë dhe ndoshta sëshpejti, gjithçka që mund të bëjmë ne është ta inkurajojmë atë të kontaktojë zonjën Ashton me datën dhe vendin e takimit. Ne kemi qënë në pritje që Irani të binte dakord për t’u riangazhuar si në kuadrin e P-5+1 ashtu edhe të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Ne besojmë se Irani di si ta kontaktojë Kethi Ashtonin dhe ne shpresojmë se Irani do ta bëjë këtë”.
Një zyrtar i lartë amerikan, i cili foli me gazetarët me kusht që të mos njejtësohej me emër, tha se Irani e ka shtuar ndjeshëm sasinë uraniumit të tij të pasuruar që nga muaji tetor kur u bë propozimi i shkëmbimit. Por ai tha se një shkëmbim i tillë do të vazhdojë të jetë një hap për ndërtimin e besimit dhe një hapjeje për bisedime më të gjera për çështjet bërthamore.
Megjithë deklaratat e Iranit se pasurimi i uraniumit nga ana e tij ka vetëm qëllime paqësore, zyrtarët e Shteteve të Bashkaura dhe të Bashkimit Evropian besojnë se pasurimi i uraniumit në Iran është i lidhur me progam armësh.

XS
SM
MD
LG