Lidhje

Kushtet ekstreme të motit dhe masat për t'i përballuar ato


Uraganet, përmbytjet dhe temperaturat e larta kanë qënë fenomene tepër të pranishme kohët e fundit dhe shumë mendojnë se këto kanë qënë pasoja të ngrohjes globale. Të tjerë besojnë se këto janë fenomene ciklike të natyrës që nuk kanë të bëjnë me atë që është emërtuar si efekt serë. Pavarësisht nga pikëpamjet për shkaqet e këtyre fenomeneve, fakti është se ato janë kushte klimatike ekstreme dhe me pasoja të rënda.

Në hemisferën veriore vera ka qënë këtë vit e nxehtë dhe është shoqëruar me stuhi në rajonet e Atlantikut dhe Paqësorit, me përmbytje dhe zjarre spontane në pyje. Në Rusi, moskovitët përjetuan temperatura të larta rekord, ndërkohë që zjarrfikësit u përballën me zjarret shkatërrimtare. Përmbytjet e mëdha të Pakistan prekën rreth 20 milionë banorë dhe mbuluan me ujë një të pestën e vendit.


"Ky ka qënë viti më i nxehtë në 150 vjetët e fundit. Gjatë shekullit të fundit kemi patur një ngritje të temperaturës për një kohë të gjatë. Ngrohja më e madhe ka ndodhur në gjysmën e dytë të shekullit,” thotë Xhei Gullexh i Qendrës Pew për Ndryshime Klimatike Globale.

Ai thotë se asnjë fenomen i motit nuk është i lidhur specifikisht me ndryshimet klimatike, por prirja tregon se moti dhe ngrohja kanë raportet e tyre.

Xhejms Karton i Universitetit të Merilandit është dakord, madje vë në dukje se studimet e kohëve të fundit tregojnë se me shtimin e grohjes globale, bota ka të ngjarë të përballet me stuhi edhe më të mëdha dhe uragane të kategorive tre, katër dhe pesë do të jenë më frekuente.

"Baza teorike shkencore për këtë është shumë e thjeshtë. Uraganet e marrin energjinë nga avullimi i sipërfaqes së ujit të oqeaneve nga temperaturat e larta. Me ngritjen e temperaturave avullimi është më i madh, po ashtu dhe kondensimi, dhe si rrjedhim uraganet vinë më të fuqishme".

Por Patrik Majkëlls i Institutit Cato paralajmëron kundër përqendrimit në të dhëna të caktuara, duke vënë në dukje se indeksi i cikloneve gjatë gushtit 2010 është në nivelin më të ulët që nga viti 1979, kur filloi rregjistrimi i të dhënave.

Zoti Majkëlls thotë se frika lidhur me efektet e ngrohjes globale është e ekzagjeruar.

"Nëse i hedhim një vështrim të dhënave për ritmin aktual të ngrohjes globale dhe e krahasojmë atë me vlerën mesatare të modeleve kompjuterike të Kombeve të Bashkuara, arin në përfundimin se ngrohja është pothuajse në nivelin më të ulët të intervalit të parashikuar”.

Por profesor Xhejms Karton i Universitetit të Merilandit dhe Xhei Gullexh i Qendrës Pew thonë se nuk rrezikohet vetëm klima si rezultat i çlirimit të gazit karbonik por edhe aciditeti i oqeaneve, e bashkë me to edhe shtresa jonë mbrojtëse. Carton dhe Gulledge thonë se zgjidhja më e mirë është atakimi i problemit drejetpërdrejt.

Ngrohja globale ka shkaktuar tashmë edhe ndryshime në sjelljen e shumë njerëzve dhe zhytja në shatërvane duket tani si një ide shumë e mirë.

XS
SM
MD
LG