Lidhje

Tubim në Uashington, organizuar nga dy satiristë politikë


Tubim në Uashington, organizuar nga dy satiristë politikë
Tubim në Uashington, organizuar nga dy satiristë politikë

Mijëra vetë janë mbledhur në parkun qendror në Uashington për një tubim të organizuar nga dy humoristë të njohur amerikanë.

Dy personalitetet, Xhon Stuard dhe Stiven Kolbert kanë emisione me satirë politike në televizionin amerikan. Ata kanë orgaizuar një tubim si kundërpeshë për aktivitetet konservatore të organizuara nga lëvizja Tea Party dhe komentatori konservator Glen Bek.

Organizatorët e tubimit këmbëngulin se aktiviteti i tyre nuk bëhet për politikë, megjithatë, kjo veprimtari ka tërhequr plot aktivistë në qendër të Uashingtonit.

Në verë, komentatori konservator Glen Bek organizoi në parkun qendror të kryeqytetit amerikan tubimin me titull “T’i Rikthejmë Amerikës Nderin” që u përqendrua tek besimi fetar dhe nderimi i personelit ushtarak amerikan.

XS
SM
MD
LG