Lidhje

Komentet e para të Kryeministrit Berisha për grevën e deputetëve të PS


Komentet e para të Kryeministrit Berisha për grevën e deputetëve të PS
Komentet e para të Kryeministrit Berisha për grevën e deputetëve të PS

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha bëri sot komentet e para mbi grevën e urisë të nisur që të premten në mbrëmje nga deputetë dhe përkrahës të opozitës për të kërkuar hapjen e kutive të zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Kreu i qeverisë përsëriti si zgjidhje variantin e hedhur nga Byroja parlamentare e Këshillit të europës për një interpretim të cështjes nga Gjykata kushtetuese apo Komisioni i Venecias duke deklaruar edhe një herë se vendimet e gjykatës mund të ndryshohen vetëm nga gjykatat. Ndërkohë deputetët në grevë u kundërpërgjigjën duke thënë se nuk ka asnjë vendim gjykate që pengon transparencën e duke bërë përgjegjës kryeministrin për krizën që sipas tyre po rëndohet.

XS
SM
MD
LG