Lidhje

Senatorë amerikanë reagojnë ndaj dorëheqjes së Gjeneralit Mekristëll


Ligjvënësit në komisionin e Senatit amerikan për Shërbimet e Armatosura thanë se komentet e Gjeneralit Stanley McChrystal për revistën Rolling Stone ishin fatkeqe, të papërshtatshme dhe nuk i takonin një oficeri të lartë të ushtrisë. Senatorë të komisionit mirëpritën vendimin e presidentin Obama.

Në artikullin e revistës Rolling Stone, Gjenerali McChrystal dhe pjesëtarë të personelit të tij bëjnë komente të papërshtatshme rreth Presidentit Obama, nënpresidentit Joe Biden, Këshilltarit të Sigurimit Kombëtar James Jones dhe ambasadorit amerikan në Afganistan, Karl Eikenberry.

Kryetari i komisionit, Senatori Carl Levin, tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të lejojnë qëndrime të tilla në kohë lufte.

Demokrati nga shteti Michigan tha se seanca e konfirmimit të Gjeneralit Petraeus do të zhvillohet jo më vonë se e marta. Ai tha se Gjenerali Petraeus ofron fuqi dhe vazhdimësi të përpjekjeve të luftës, me që ai ishte arkitekti i strategjisë kundër kryengritësve në Irak, strategji që po zbatohet tani në Afganistan.

"Për shumë arsye, Gjenerali Petraeus është një zgjedhje solide për të marrë komandën në Afganistan."

Republikani më i lartë në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura, senatori John McCain nga Arizona, përshëndeti zgjedhjen e Gjeneralit Petraeus, duke e cilësuar atë si udhëheqësin më të kualifikuar për t’i dhënë fund luftës me sukses. Ai tha se komentet që iu atribuan Gjeneralit McChrystal dhe personelit të tij ishin të papërshtatshme.

"Ushtria ka një rol në shoqërinë tonë. Ajo jo vetëm që duhet të zbatojë urdhërat e udhëheqjes civile, por duhet ta respektojë këtë udhëheqje, në të kundërtën ushtarakët duhet të japin dorëheqje."

Senatori McCain tha se Gjenerali Petreaus do të pyetet gjatë seancave të konfirmimit rreth planit të Presidentit Obama për të filluar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani vitin e ardhshëm. Ai tha se ka konfuzion nëse data mund të ndryshojë varësisht kushteve në teren.

Senatori i Pavarur Liberman, një ish demokrat, mirëpriti zgjedhjen e Gjeneralit Petreus, dhe tha se kjo zgjedhje i jep atij më tepër konfidencë në suksesin e situatës komplekse të krijuar në Afganistan.

Senatori Lieberman tha se komentet e Gjeneralit McChrystal ishin të papërshtatshme madje nxjerrin në pah atë që është ditur prej kohësh; mungesën e unitetit në Afganistan midis udhëheqjes civile dhe asaj ushtarake.

"Shpresoj që të kemi bërë një kthesë dhe që çdo pjesëtar i ekipit, civil e ushtarak, të punojë dhe të mbështesë presidentin Obama për arritjen me sukses të objektivave në Afganistan."

Senatorët e këtij komisioni u zotua të veprojnë me shpejtësi mbi emërimin e Gjeneralit Petraeus, që procesi të kalojë me shpejtësi para të gjithë Senatit, i cili duhet ta konfirmojë atë.

XS
SM
MD
LG