Lidhje

Shqipëri: Konsultime për dy gjyqtarët e rinj


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot konsultime me drejtuesit e grupeve parlamentare për emërimin e dy gjyqtarëve të rinj në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Bujar Nishani pati bisedime të shkurtra me secilin prej 5 kryetarëve të grupeve parlamentare. Sipas deklarateve të bëra pas takimeve, konsultimet me kreun e Shtetit kanë qenë rreth kritereve të përzgjedhjes dhe procedurave që do të ndiqen për emërimin e dy gjyqtarëve në vendet e reja të hapura pas hyrjes në fuqi më 1 tetor të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën e Lartë.

Presidenti ka publikuar pak ditë më parë listën me kandidatët nga të cilët 8 vijnë nga radhët e gjyqësorit ndërsa 13 janë juristë me profesion. Pas propozimit nga kreu i Shtetit kandidatët do të kalojnë edhe përmes një seance dëgjimore në Komisionin e LIgjeve përpara se të votohen nga parlamenti.

Emërimi i dy gjyqtarëve te Gjykatës së Lartë mund të kthehet edhe në një sfidë mes presidentit dhe shumicës së majtë. Kjo e fundit ka kritikuar, në kohën kur ishte në opozitë, propozimet e mëpërshme të zotit Nishani për shkak të afërsisë së tyre me të djathtën
XS
SM
MD
LG