Lidhje

Vendet e Kartës së Adriatikut dakord për një mision të përbashkët në Irak


Vendet anëtare të Kartës së Adriatikut, miratuan sot propozimin e Shqipërisë për një kontribut të përbashkët në Misionin e Natos në Irak

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Shefave të Shtabeve të Përgjithshëm të Kartës së Adriatikut ku bën pjesë Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut. Shtetet e Bashkuara, promovueset e nismës A5 u përfaqësuan në takim me zëvendëskomandantin e forcave amerikane në Evropë, gjeneral-lejtnant Stephen Twitty-n.

Ndërsa parashtroi propozimn e Shqipërisë, minisrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vuri në dukje se “të jesh anëtar i NATO është mbi të gjitha një përgjegjësi. Një përgjegjësi për të përqafuar vlerat mbi të cilat është ngritur Aleanca, për të bashkëpunuar për konsolidimin e sigurisë e stabilitetit të rajonit, por edhe për të kontribuar për sigurinë kolektive kudo që të jetë nevoja”, tha zonja Xhaçka.

Vendimi përfundimtar do të merret gjatë ministerialit të Kartës së Adriatikut i cili pritet të mbahet në Tiranë në muajin Dhjetor.

Misioni i Natos në Irak ka si synim formimin e trajnuesve të Forcave të sigurisë irakene në fusha të ndryshme, që nga mjekësia ushtarake, të bashkëpunimi civilo ushtarak apo mirëmbajtja e mjeteve të blinduara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG