Dita e sotme ka shënuar një përkeqësim të situatës në zonën e Nënshkodrës, ku tashmë gjenden të përmbytura më shumë se 3 mijë hektarë toke bujqësore. Po në këtë zonë, më shumë se 250 shtëpi banimi dhe biznese private janë rrethuar nga uji. Fshati më i rrëzikuar është ai i Obotit, i cili prej 5 ditësh është kthyer në zonë ishull, ku mund të shkohet vetëm me ndihmën e mjeteve lundruese të ushtrisë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, ishte sot në këtë fshat, ku përgatiti kronikën në vazhdim: