Lidhje

Prokuroria dërgon në gjykatë grupin e marijuanës në Vlorë


Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi në gjykatë 8 shtetas nga Vlora, 6 prej të cilëve akuzohen si “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, dhe dy prej tyre për “moskallëzim krimi”.

Për katër persona të tjerë të arrestuar një vit më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Vlorës.

Nga hetimet paraprake personat e dërguar në Gjykatë ushtronin aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndës narkotike në fshatrat Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në këtë zonë Policia e Shtetit zbuloi një sasi të madhe lënde narkotike, të shpërndarë në parcela, si edhe në proces tharjeje.

Prokuroria tha se janë siguruar dhe mbledhur të dhëna, për aktivitetin kriminal të disa grupeve personash, të cilët ne mënyrë të organizuar kultivonin bimë narkotike në disa zona të rrethit të Vlorës.

Nga të dhënat, ka rezultuar se një grup personash, gjatë muajve Prill dhe Maj, të vitit 2016 pasi kanë siguruar me parë sipërfaqe toke, në pyll dhe kullota, kanë filluar kultivimin e sasive të mëdha të bimëve të marijuanës.

Ky është rasti i parë këtë vit kur një grup me akuzen si “i strukturuar kriminal” përfundon në Gjykatë. Pak ditë më parë Kryetari i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluca u deklaroi gazetarëve se gjithmonë konstatohej nga gjykata se për gjykim vijnë vetëm punëtorët të pandehur, jo organizatorët e kultivimit”.

“Në gjykatë vijnë vetëm ata që vadisin, prashisin dhe ruajnë”, - tha ai.Vlora shihet nga anlistë si një nga qendra ekultivmit të marijauëns dhe e trafikimit të saj, kreysisht drejt Italisë.

Grupe kriminale organizuan gjatë 2016 mbjelljen e sasive të mëdha të bimëve narkotike duke përfshirë si bashkëpuntorë edhe punonjës të policisë, që dilnin “garant” të informimit të tyre lidhur me operacionet në terren.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG