Moti i keq u rikthye sot në disa zona në Jug të Shqipërisë me reshje të mëdha dëbore në zonat malore dhe shira që kanë shkaktuar sërish përmbytje. Niveli i ujrave të Lumit Drino në Gjirokastër nisi të rritet në orët e pasdites ndërsa gjendja është rënduar nga permbytjet në mjaft zona të banuara buzë lumit Vjosa midis Fierit dhe Vlorës.
Zona të tëra nga Fieri në Gjirokastër kanë mungesë të energjisë elektrike për shkak të stuhive dhe reshjeve.