Lidhje

Policia italiane bllokon 1,5 tonë marijuanë nga Shqipëria

  • Raimond Kola

Policia italiane tha se bllokoi një ton e gjysëm marijuanë në zonën e Termolit në Itali, e cila ishte transportuar nga brigjet shqiptare.

Sipas burimeve zyrtare policore, dy skafistë shqiptarë janë vënë në pranga gjatë operacionit të rojës bregdetare italiane. Edhe në Shqipëri Policia e Vlorës tha se bllokoi në një zonë rurale 21 thasë të mbushur me bimë narkotike me peshë totale rreth 210 kilogramë marijuanë.

Sipas policisë së Vlorës, lënda narkotike u gjet e hedhur në ujë në shtratin e Lumit Shushicë. Një tjetër sasi marijuane u zbulua edhe nga policia e Fierit.

Sipas të dhënave policore shqiptare trafiku i marijuanës vijon të mbetet i lartë.

Ndërkohë, të dhënat policore flasin për këtë vit për një rënie të rasteve të kultivimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG