Në qytetin e Vlorës, ku 103 vjet më parë u ngrit flamuri i pavarësisë së Shqipërisë u zhvilluan sot festime. Disa nga krerët e lartë të shtetit shqiptar morën pjesë në Sheshin e Flamurit në ceremoninë simbolike të ngritjes së Flamurit. Banorë të Vlorës dhe të ardhur nga të gjitha viset shqiptare nderuan patriotët që themeluan shtetin e parë shqiptar.