Lidhje

Shpërthime gazi dhe uji në Patos-Marinëz


Dy shpërthime ndodhën sot në zonën naftëmbajtëse të Patos - Marinzës në afërsi të Fierit duke shkaktuar ndotje të madhe të mjedisit dhe panik tek banorët. Autoritetet vendore thanë se evakuan mbi 60 familje, në një hark kohor të shkurtër, ndërkohë që po merren masa për vënien nën kontroll të situatës. Zona naftëmbajtëse administrohet nga Kompania kanadeze “Bankers Petroleum” e cila tha se po kryen analizat e nëntokës dhe mjedisit për të përcaktuar nivelin e ndotjes nga shpërthimi i puseve dhe nëse gazi është helmues apo jo.

Shpërthime gazi dhe uji në Patos-Marinëz
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Kompania tha paraprakisht në një njoftim zyrtar se gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm. Burime në vendngjarje thanë se nga shpërthimet, ujërat nëntokësorë u shpërndanë në një rreze prej 500 metër larg puseve të naftës , duke hyrë në shtëpitë fare pranë dhe në tokat bujqësore.

Shumë banorë u detyruan nga policia të evakuohen, ndërsa disa prej tyre nisën të terhiqnin nga shtëpitë orenditë dhe sendet me vlerë.

Ekspertët i lidhën shpërthimet me shpimin që po kryhej në orët e para të mëngjesit në një pus nafte. Shpërthimi sipas tyre ka ndodhur në mbi një mijë metra thellësi dhe më pas kanë dalë në sipërfaqe materiale inerte, balta dhe rëra prej presionit nga nëntoka. Pak orë pas shpërthimti të parë ndodhi dhe shpërthimi i dytë.

XS
SM
MD
LG