Lidhje

Greqi: Bllokohet sasi e madhe marijuane nga Shqipëria


Albanian Marijuana captured in Greece
Albanian Marijuana captured in Greece
Policia greke tha se shkatërroi një organizatë kriminale që ishte aktive në importin nga Shqipëria në Greqi të sasive të mëdha të marijuanës e cila më pas përfundonte në vende të ndryshme europiane.
Sipas burimeve zyrtare, tre anëtarë të organizatës, mes të cilëve një shqiptar, një grek dhe një austriak janë arrestuar ndërsa mbi 210 kilogramë marijuanë janë sekuestruar.
Sipas policisë greke 40 vjeçari shqiptar organizonte marrjen e drogës në Shqipëri, dy shtetas grek merreshin me magazinimin e transportimin e saj në brendësi të Greqisë dhe një tjetër shtetas merrej me transportimin drejt vendeve europiane përmes kamionëve të vegjël tregëtarë.
Policia greke tha se zbuloi sot edhe një tjetër kamion tregëtar me rreth 270 kilogramë marijuanë në një zonë në afërsi të Athinës. Makina tregëtare rezultonte e vjedhur dhe ishte përdorur nga trafikantët për magazinimin e lëndës narkotike qe kishte ardhur nga Shqiperia.
Greqia mbetet destinacioni i dytë i marijuanës së kultivuar në Shqipëri pas Italisë. Sasi të mëdha droge dërgohen në zonën kufitare greke nga korrierë të vegjël dhe më pas transportohen në brendësi të territorit grek nga rrjetet e krimit të organizuar.
Vetëm në shkurt policia greke tha se bllokoi rreth 2 tonë marijuanë me prejardhje nga Shqipëria.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG