Lidhje

Athina reagon pasi Tirana shpall "persona non grata" 52 shtetas grekë


Ministria e Jashtme e Greqisë kërkoi shpjegime nga autoritetet shqiptare lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “të padëshirueshëm”, mbas ngjarjeve të ndodhura në Bularat të Gjirokastrës gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandino Kacifas.

Përmes një deklarate Ministria e Jashtme greke shprehet se “Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë atmosferën në marrëdhëniet dypalëshe”. Autoritetet greke kanë deklaruar se presin sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve 'non grata' prej autoriteteve shqiptare”.

“Ne mbetemi të angazhuar në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Në Shqipëri Ministria e Brendshme njoftoi të premten se vendosi të shpallë “persona non grata” dhe t’u ndalojë për pasojë hyrjen në të ardhmen në territorin shqiptar 52 shtetasve grekë, të cilët morën pjesë të enjten në ceremoninë mortore të Kostandin Kacifas, i cili mbeti i vrarë disa ditë më parë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në Bularat të Gjirokastrës.

Sipas zëvendës ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi masa ndaj tyre është marrë “për veprimtari të organizuar në dëm të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë dhe shfaqje e deklarata sfiduese ndaj rendit kushtetues, sigurisë kombëtare dhe qetësisë publike të këtij vendi”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG