Lidhje

Shqipëri - Kosovë, marrëveshje e re


Ministrat e jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Ditmir Bushati dhe Enver Hoxhaj, nënshkruan të premten në Prishtinë një marrëveshje bashkëpunimi, për hapjen e konsullatave të përbashkëta në Milano të Italisë dhe Canbera të Australisë.

Marrëveshja u nënshkrua gjatë vizitës që zotit Bushati në Kosovë ku ai është takuar me udhëheqësit politikë për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ministri Bushati mbështeti vendimin e autoriteteve të Prishtinës për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e saj të armatosura, duke e cilësuar atë si një ndihmesë për sigurinë në rajon. Ai i siguroi mikpritësit e tij në Prishtinë që qeveria e Tiranës do të vazhdojë të kërkojë një marrëdhënie institucionale të NATO-s me Kosovën dhe do të mbështesë të gjithë hapat e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

Gjatë takimeve të ministrit Bushati në Prishtinë janë diskutuar edhe çështje tjera të bashkëpunimit në frymën e mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dyja vendeve që u mbajt në janar në këtij viti në Prizren dhe që pritet të mbahet sërish më vonë gjatë pranverës në Vlorë.
XS
SM
MD
LG