Lidhje

7 të arrestuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh


Shtatë persona janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve. Policia shqiptare tha sot se operacioni i koduar ” “QUARANTA “ ka vënë në pranga në territorin shqiptar shtatë persona që dyshohen se janë pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.

Sipas policisë lënda narkotike sigurohej dy vite më parë kryesisht në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës.Sipas policisë hetimet për grupet e dyshuara kishin filluar prej tre vitesh.Katër prej të arrestuarve janë nga Delvina dhe dyshohen si organizatorë të trafikut, një nga Lushnja dhe dy nga Durrësi.

Polica tha se Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste dhjetëra kilogramë marijuanë, por edhe sasi të vogla kokaine dhe heroine.

Polica shqiptare tha se në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në Shqipëri dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në Shqipëri.

Sipas policisë lënda narkotike sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës. Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa-banuara dhe trafikohej drejt Greqisë ose Italisë.

Policia shqiptare tha se po bashkëpunon me partnerët e vendeve të tranzitit dhe destinacionit të lëndëve narkotike, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe materialeve proceduriale, që dokumentojnë me prova ligjore aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në shumë zona të vendit policia po vijon operacionet ndaj kultivuesve të marijuanës. Në Vlorë, Përmet, Berat dhe Tropojë policia ka asgjësuar mijëra bimë marijuane duke kryer hetime për kultivuesit.

XS
SM
MD
LG