Moti i keq në Veri të Shqipërisë
Moti i keq, me rreshje dëbore dhe ngrica, po vazhdon prej një jave në gjithë zonën veriore të Shqipërisë, duke vështirësuar jetesën e më shumë se 150 mijë familjeve, që jetojnë në zonat e largëta malore, ku një pjesë e rrugëve vazhdojnë të jenë të bllokuara, dhe ka mungesë të energjisë elektrike.