Lidhje

Propozohet shkarkimi i kreut të Inspektoriatit të Verifikimit të Pasurive


Në Shqipëri Komisioni Parlamentar i Ligjeve votoi sot vetëm me mbështetjen e deputetëve të shumicës propozimin për shkarkimin e Drejtueses së Inspektoriatit të Lartë të Verifikimit të Pasurive të zyrtarëve të lartë shtetëror Suzana Xhuka

Votimi në Komision erdhi pas një raporti të një grupi deputetësh te majte, të ngarkuar për verifikimin e veprimtarisë së këtij Institucioni, sipas të cilit ishin gjetur shkelje të shumta. Deputetët e opozitës të cilët e kishin kundërshtuar që në fillim praktikën e ndjekur nga komisioni e cilësuan vendimmarrjen e tij si antikushtetuese dhe një përpjekje për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura.

Deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja në shenjë proteste. Ata kanë bërë ankesë edhe në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje.

Zonja Xhuka u zgjodh ne krye të inspektoriatit në fund të vitit 2012. Deri në ato momente ajo mbulonte detyrën e zëvendësministres së Mbrojtjes në ish qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.
XS
SM
MD
LG