Lidhje

Mision policor për rrugën ballkanike të refugjatëve


Oficerë të kufirit nga të paktën tetë vende të rajonit të Ballkanit dhe më gjerë po bashkëpunojnë me policinë kufitare shqiptare, në një mision në kufirin greko shqiptar në rrethin e Gjirokastrës.

Misioni synon frenimin e të ashtuquajturës “Rrugë Ballkanike e Refugjatëve". Kjo rrugë përfshin kalimin e refugjatëve nga kufiri turk në atë grek, më pas në kalimin tranzit në Shqipëri, kalimin në Mal të Zi dhe në Bosnjë dhe më tej drejt vendeve europiane, sidomos Itali, Austri dhe Gjermani.

Sipas burimeve kufitare shqiptare, misioni mbështetet nga qeveritë austriake dhe gjermane dhe pritet të zgjasë një javë. Oficerët e kufirit nga vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Austria, Gjermania, po bëhen pjesë e shërbimeve të patrullimit në brezin e gjelbër të kufirit shqiptaro grek, duke parë ngë afër respektimin e standarteve, përfshirë edhe evidentimin e grupeve të refugjatëve që synojnë të hyjnë në territorin shqiptar.

Sipas të dhënave zyrtare të Policisë Kuiftare shqiptare, rreth 26 refugjatë janë bllokuar tre ditët e fundit në kufirin shqiptaro grek. Një pjesë e refugjatëve janë kthyer pas drejt territorit grek mbi bazë të praktikës së dorëzimit vullnetar, ndërsa pjesa tjetër janë dërgur në Qendrën e Azilkërkuesve në Tiranë.

Autoritetet shqiptare kanë shtuar dy muajt e fundit masat e regjimit të kufirit me Greqinë, pas një rritjeje të numrit të refugjatëve. Krahas patrullimit të policisë kufitare, në kufirin e gjelbër po patrullojnë edhe reapartet DELTA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mbi 1600 refugjatë, shumica e tyre nga Siria, kërkuan azil në Shqipëri gjatë 5 muajve të parë të vitit 2018.

Gjatë një takimi në fillim të qershorit me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, Kancelari asutriak Kurz, foli për “një rrugë e re për refugjatët që po formohej në Ballkan. “Trafikantët e qenieve njerëzore po përpiqen të kalojnë njerëz nga Greqia përmes Shqipërisë në Evropën Qendrore. Përballë këtij zhvillimi të ri nuk do të jemi spektatorë, por do të luftojmë”, kishte deklarur kancelari asutriak.

Ndërkohë, edhe Greqia njoftoi për dy programe të reja të forcimit të ruajtjes së kufijve që bashkëfinancohen nga Bashkimi Evropian. Sipas burimeve zyrtare greke që i referohen Ministrisë së Mbrojtjes greke, programi i parë ka të bëjë me marrjen e deri në gjashtë sistemeve elektro-optike të sensorëve për tetë helikopterë, me një kosto totale 34 milionë dollarë, 85% e të cilave do të financohet nga BE. Programi i dytë ka të bëjë me marrjen e 25 mjeteve ajrore të mbikqyrjes pa pilot, së bashku me sistemet e kontrollit të tokës, për 1.5 milionë dollarë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG