Në Shqipëri, projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e komuniteteve të gjera të banorëve nuk këshillohen nga institucionet përgjegjëse me qytetarët, ndonëse i detyron ligji. Problemet më të mëdha po ndeshen kohët e fundit me projektet e hidrocentraleve në disa lumenj të vendit, por edhe me investime të tjera të rëndësishme. Shqipëria ka hedhur hapa në përmirësimin e ligjeve dhe ratifikimin e konventave ndërkombëtare, por sipas eksperteve ato po zbatohen pak në praktikë.