Lidhje

Dy viktima të reja, pasojë e motit të ftohtë në Shqipëri


Dy persona humbën jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e motit të keq në Jug të Shqipërisë. Dy viktimat u shtohen pesë personave të tjerë që kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Shqipëri.

Policia tha se një 55 vjeçar u gjet i pajetë në Gjirokastër në një zonë rurale, ndërkohë që babai i tij mori ndihmë mjekësore dhe është në rrezik për jetën. Sipas policisë, babai dhe i biri janë asfiksuar nga përdorimi i qymyrit, për t'u ngrohur në banesën e tyre.

Një tjetër person u gjet i pajetë në Sarandë dhe sipas policisë dyshohet se humbi jetën nga i ftohti i madh. Në shumë rrugë në Jug të Shqipërisë qarkullohet vetëm me zinxhirë.

Në Gjirokastër, prej disa ditësh, vazhdon mungesa e ujit të pijshëm prej ngrirjes së tubacioneve të ujësjellësit, ndërsa autoritetet po punojnë për t`u dhënë shërbime disa prej kategorive më në nevojë të popullsisë.

XS
SM
MD
LG