Greqia ka njoftuar se do të lehtësojë edhe këtë vit lëvizjen e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në procesin e legalizimit në Greqi. Lëvizja e emigrantëve që janë në pritje të lejeqëndrimeve të reja do të jetë pa probleme në pikat kufitare gjatë gjithë vitit 2016. Disa mijëra shqiptarë po kthehen nga Greqia për festat e fundvitit dhe autoritetet shqiptare po shtojnë në kufi pikat e shërbimit për të përballuar ritmin e lartë të lëvizjes.