Lidhje

Afganistan: Prokurori i Përgjithshëm kërkon anulimin e zgjedhjeve të fundit


Afganistan: Prokurori i Përgjithshëm kërkon anulimin e zgjedhjeve të fundit
Afganistan: Prokurori i Përgjithshëm kërkon anulimin e zgjedhjeve të fundit

Prokurori i Përgjithshëm i Afganistanit i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në vend të shpallë të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, si rezultat i manipulimeve dhe korrupsionit të përhapur.
Një zëdhënës i Prokurorit të Përgjithshëm Mohamad Ishak Alako tha se është dërguar një letër në adresë të Gjykatës së Lartë me kërkesën për anulimin e rezultateve dhe shpalljen e dënimeve kundër 14 zyrtarëve të lartë që organizuan votimet dhe mbikqyrën hetimet lidhur me akuzat për manipulime.
Si Komisioni i Ankesave për Zgjedhjet, ashtu edhe Komisioni i Pavarur Zgjedhor e kanë hedhur poshtë këtë kërkesë si të paligjshme, duke thënë se asnjë individ apo organizatë nuk ka autoritetin t’i shpallë të pavlefshme rezultatet e zgjedhjeve.
Komisioni i zgjedhjeve shpalli të pavlefshme afro 1 të katërtën e votave në këto zgjedhje dhe skualifikoi nga konkurimi 24 kandidatë pasi mori mbi 5 mijë ankesa për parregullsi.

XS
SM
MD
LG