Në Jug të Shqipërisë janë ngritur Komisionet Zonale për zgjedhjet vendore, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës ende nuk janë bërë pjesë e tyre. Përgatitjet për proçesin po përqëndrohen tek listat e zgjedhësve dhe regjistrimi i kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve, ndryshe nga herët e tjera, nuk po shoqërohet me vëmendjen e nevojshme në mjetet lokale të informimit.
Përgatijet për zgjedhjet vendore të Majit po hyjnë tashmë në një fazë intensive. Në Jug të Shqipërisë janë ngritur komisionet zonale , ndërsa ende nuk janë bërë pjesë e tyre përfaqësuesit e opozitës. Kryetari i Komisionit zonal zgjedhor në Gjirokastër Arjan Gjini thotë për Zërin e Amerikës se pjesëmarrja e përfaqësuesve të opozitës do t`i rriste besueshmërinë Komisionit Zonal. Opozita e majtë pritet të marrë një vendim politik për këtë pjesëmarrje . Zoti Gjini thotë se aktualisht Komisoni Zonal Zgjedhor është marrë me praktikat përgatitore dhe regjistrimin e kantidatëve të pavarur. Në Qarkun e Gjiroakstrës që përfshin Tepelenën dhe Përmetin do të jenë tre të tillë ndërsa në Sarandë në Komisionin zonal është regjistruar deri tani vetëm një kantidat i pavarur për një nga komunat e këtij rrethi. Vëmendja e subjekteve politike mbete e përqëndruar veçanërisht tek lisat e votuesve. Komisioni zonal nuk merret me këtë çështje por zoti Gjini thotë se vihet re një përgjegjësi e partive politike për këtë proçes.