Lidhje

Rexhis Fillbin vendos të largohet nga programi i tij televiziv


Rexhis Fillbin vendos të largohet nga programi i tij televiziv
Rexhis Fillbin vendos të largohet nga programi i tij televiziv

Disa ikona të njohura të televizionit amerikan kanë njoftuar se do të largohen nga programet, që kanë drejtuar për vite të tëra. Mes tyre është edhe Regis Philbin, i cili ka prezantuar programin televiziv "Live With Regis and Kelly" për rreth çerek shekulli.
Regis Philbin, i njohur për natyrën e tij të qetë, nuk e ndryshoi stilin e tij edhe kur bëri një njoftim të rrallë dhe tepër të papritur për audiencën e tij: Ai do të largohet nga programi televiziv "Live With Regis and Kelly".
Regis e bëri njoftimin në fillim të edicionit të martën në mëngjes, pasi qëndroi në rolin e prezantuesit për më shumë se 25 vjet, rol që e ndau më së fundi me prezantuesen Kelly Ripa.
Regis, me origjinë shqiptare, e ka përmendur shpesh këtë fakt edhe në programin e tij televiziv, ashtu siç veproi kur kishte të ftuar Kara DioGuardin, e bija e shqiptaro-amerikanit Xho Dioguari.
Regis tha se do të largohet nga programi këtë vit, megjithëse nuk dha një datë të saktë.
"Nuk dua të alarmoj asnjeri," tha ai fillimisht, "Ky do të jetë viti im i fundit në këtë program".
Këto komente Regis i bëri në fund të një prej segmentevev të programit, pasi ai dhe Kelly kishin folur rreth çmimeve Golden Globes, ndeshjeve eliminatore të futballit dhe motit me akull.
"Ka kaluar një kohë e gjatë, 28 vjet". Ka qënë kënaqësia ime më e madhe, që u ktheva në New York, ku kalova fëmijërinë time. Dhe kur shikoja televizor, kurrë nuk më kishte shkuar nëpër mënd se një ditë do të ulesha para kamerës për të folur me miliona njerëz. Vjen koha kur çdo gjëje i vjen fundi për disa njerëz para kamerave, veçanërisht për disa të moshuar!", tha Philbin plot emocione, i cili në gusht mbush 80 vjeç.
Sipas një studimi të kohëve të fundit, "Live With Regis and Kelly" një prej programeve më të sukseshëm të paradites, shikohej nga një mesatare prej 4 milion vetash.
Që prej viteve 50-të, Regis Philbin ka qënë një ikonë televizive, megjithëse për shumë vjet ai punoi kryesisht në stacione lokale. Regis Philbin ka prezantuar edhe programin tjetër shumë të sukseshëm "Who Wants to Be a Millionaire".
Fitues i 3 çmimeve Emmy, Philbin u nderua me çmimin Arritje të Jetës nga Akademia Televizive e Arteve dhe Shkencës për çmimet Emmy të programeve ditore në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG