Lidhje

Sudan: Vriten të paktën 6 persona 1 ditë para referendumit për pavarësi


Sudan: Vriten të paktën 6 persona 1 ditë para referendumit për pavarësi
Sudan: Vriten të paktën 6 persona 1 ditë para referendumit për pavarësi

Zyrtarët ushtarakë në Sudanin jugor thonë se të paktën 6 vetë janë vrarë në përleshje ndërmjet forcave rebele dhe Ushtrisë për Çlirimin e Popullit Sudanez. Incidentet u regjistruan ndërkohë që numërohen orët e fundit para fillimit të referendumit për pavarësi.

Kolonel Philip Aguer tha se ushtarët luftuan me forca besnike të udhëheqësit rebel Gatluak Gal në një rajon të pasur me naftë pranë pjesës veriore të Sudanit. Sipas kolonelit, 6 rebelë gjetën vdekjen në luftime.

Sulmi zhvillohet ndërkohë që jugu i Sudanit përgatitet për referendum që u ofron banorëve jugorë zgjedhjen për të vazhduar të mbeten pjesë e shtetit të Sudanit apo për t’u shkëputur si një shtet i pavarur. Parashikohet që opsioni i pavarësisë të marrë mbështetje të gjerë.

XS
SM
MD
LG