Lidhje

Abdikon Alberti II i Belgjikës


Mbreti i Belgjikës, Alberti i Dytë hoqi dorë nga froni, pas 20 vjetësh, duke i hapur rrugë kurorëzimit të të birit Philippe.

Në një ceremoni solemne në pallatin mbretëror sot, monarku 79 vjeçar nënshkroi aktin e abdikimit në praninë e Kryeministrit Elio Di Rupo që ka pushtetin politik në demokracinë parlamentare.

Sot paradite, Alberti dhe Philippe morën pjesë në një ceremoni katolike që hapi festimet, para se Philippe të bënte betimin.

Në fillim të muajit, mbreti kishte njoftuar se do të dorëzonte fronin për shkak të moshës dhe sëmundjes.
XS
SM
MD
LG