Grupi “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” njoftoi sot se avionët rusë dhe sirianë kanë vazhduar bombardimet zonat e kontrolluara nga rebelët në Aleppo të enjten në mbrëmje dhe sot paradite.
Sipas ativistëve sirianë, ka patur të vrarë e të plagosur, megjithëse nuk dihet ende numri i saktë. Disa persona janë ende nën rrënoja.
Ndërkohë të shtunën Shteteve të Bashkuara dhe Rusia kanë në plan të rifillojnë bisedimet për Sirinë në Zvicër.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ky do të jetë takimi i parë mes dy përfaqësuesve që kur Uashingtoni dhe Moska ndërprenë bisedimet diplomatike në fillim të muajit.
Perëndimi e akuzon Rusinë dhe aleaten e saj, Sirinë për krime lufte për bombardimin e spitaleve dhe autokolonave me ndihma të OKB-së në Alepo.
Rusia I mohon akuzat të ketë goditur civilë. Moska thotë se ka patur në shënjestër “terroristët”, fjalë që Rusia dhe Siria e përdorin kur flitet për opozitën.