Lidhje

Nobelistja Alexievich komenton për politikën ruse


Svetlana Alexievich, gazetarja bjelloruse dhe autore e disa librave, që i kushtohen ndikimit të tragjedisë së Çernobilit, luftës së ish Bashkimit Sovjetik në Afganistan, historisë gjatë dhe pas periudhës sovjetike, fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë vitin e kaluar. Komiteti Nobel ja dha asaj çmimin me motivacionin “për shkrimet e saj polifonike, një monument për vuajtjet dhe guximin në kohën tonë.”

Nobelistja Alexievich ishte e ftuar në Zërin e Amerikës në Uashington, ku i dha një intervistë gazetares Yulia Savchenko, lidhur me historinë tragjike të periudhës sovjetike dhe se si kjo fantazmë nuk i ndahet njerëzve që jetojnë në vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

“Në vitet ’90 ne ishim romantikë dhe menduam se komunizmit i kishte ardhur fundi”, - tha Alexievich. “Por kanë kaluar 10 vjet që kur në pushtet erdhi Putini dhe u pa qartë se procesi është i kthyeshëm; sepse në shkallë të ndryshme, komunizmi ka për t’u kthyer herë pas here.” – tha ajo.

Alexievich foli në intervistë për librat e saj, që bazohen tek dëshmitë e njerëzve që kanë përjetuar episode historike tragjike.

XS
SM
MD
LG