Lidhje

Algjeri: Hollësitë mbi krizën e pengjeve


Kryeministri i Algjerisë thotë se 37 punonjës të huaj u vranë gjatë krizës së pengjeve në një kompleks për nxjerrjen e gazit, ndërkohë që pesë të tjerë figurojnë të zhdukur.

Në një konferencë për shtyp sot, Abdelmalek Sellal dha hollësitë e para të ngjarjeve në kompleksin In Amenas për nxjerrjen e gazit, ku ekstremistët islamikë morën dhjetëra vetë peng të mërkurën e kaluar.

Ai tha se një algjerian u vra gjatë krizës dhe se 29 ekstremistë u vranë, ndërsa 3 u kapën nga forcat alegjeriane të sigurisë gjatë operacioneve për lirimin e pengjeve. Zoti Sellal tha se të paktën një kanadez ishte në radhët e ekstremistëve.

Kriza e pengjeve filloi të mërkurën kur ekstemistët islamikë ndaluan një autobus me punonjës të huaj që po udhëtonte drejt një aeroporti pranë kompleksit. Kryeministri algjerian tha se synimi fillestar i autorëve të sulmit ishte të rrëmbenin autobusin dhe t’i dërgonin pengjet e huaja në Malin fqinj, në mënyrë që t’i shfrytëzonin për presion gjatë negociatave me qeveritë e huaja.
XS
SM
MD
LG