Lidhje

Trump i fal dënimin një trafikanteje droge pas kërkesës së Kim Kardashian


Presidenti Donald Trump i ka falur dënimin me burgim të përjetshëm Alice Marie Johnson, çështja e së cilës u mor në mbrojtje nga ylli i programeve televizive "reality TV" Kim Kardashian West.

Në muajin maj Kim Kardashian West u takua me zotin Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe i kërkoi presidentit ta falte 63 vjeçaren Johnson 63, e cila po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për një vepër kriminale të lidhur me drogën, por pa qenë e përfshirë në veprime të dhunshme.

Në vitin 1996 Xhonson u dënua për tetë akuza, që kishin të bënin me një operacion të trafikimit të kokainës me bazë në Memfis.

Sipas njoftimeve, kontaktet e saj me tregtarët e drogës ndodhën pasi ajo kishte humbur vendin e punën, i ishte vrarë djali, ishte divorcuar nga i shoqi dhe ja kishte marrë shtëpinë banka, ngaqë nuk kishte qenë në gjendje të paguante kredinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG