Lidhje

SHBA, dimër i ftohtë në 2014


Një revistë amerikane parashikon se dimri i këtij viti në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara do të jetë mjaft i ftohtë.

Parashikimi bëhet nga Almanaku i Fermerëve, për vitin 2014. Ky botim 197-vjeçar që parashikon motin, thotë se në pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara dimri i ardhshëm do të jetë më i ftohtë se zakonisht dhe se në disa rajone të vendit do të ketë reshje të mëdha bore.

Almanaku, i cili filloi të botohet në vitin 1818, e bazon parashikimin e motit tek pozicionet e planeteve dhe të Diellit si dhe në ciklet hënore. Botuesit thonë se lexuesit e Almnakut planifikojnë dasmat, ndeshjet sportive dhe mbjelljet bazuar në parashikimet e tyre të motit dhe se ato janë të sakta në 80 për qind të rasteve.
XS
SM
MD
LG