Lidhje

SHBA, thirrje për certifikimin e shpejtë të zgjedhjeve


Në një deklaratë, ambasada e SHBA në Tiranë përgëzoi qytetarët për pjesëmarrjen masive në zgjedhje

Në një deklaratë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen masive në zgjedhjet kombëtare të 23 qershorit 2013.

Me përfundimin së afërmi të numërimit, thuhet në deklaratë, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar.

Deklarata u bën thirrje udhëheqësve dhe zyrtarëve shqiptarë që, pas formimit të një qeverie të re, të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet.

Ambasada e SHBA falënderon në deklaratën e saj Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe thotë se vlerëson mbështetjen e tij konstante për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG