Lidhje

Ambasadori i Koresë së Veriut kërkon strehim


Ambasada e Koresë së Veriut në Romë

Kryediplomati i Koresë së Veriut në Itali është fshehur dhe ka kërkuar strehim në Perëndim, tha një ligjvënës i Koresë së Jugut.

Deputeti koreanojugor Kim Min-ki tha se ai dhe kolegët e tij u informuan të enjten nga Shërbimi Informativ Kombëtar i vendit se në muajin nëntor ambasadori Jo Song Gil dhe gruaja e tij u larguan nga ambasada në Romë pa lajmëruar njeri.

Një burim diplomatik i paidentifikuar i tha medias të enjten se diplomati aplikoi për azil në një vend të paspecifikuar perëndimor dhe aktualisht është nën mbrojtjen e qeverisë italiane.

Arratisja në Perëndim e një diplomati të lartë të Koresë së Veriut do ta vinte në pozitë të vështirë udhëheqësin Kim Jong Un, i cili po përpiqet të pozicionojë veten si një njeri me ndikim në skenën gjeopolitike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG