Lidhje

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri:Të nisë menjëherë puna për zgjedhjet vendore


Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri:Të nisë menjëherë puna për zgjedhjet vendore
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri:Të nisë menjëherë puna për zgjedhjet vendore

Në Shqipëri ambasadori I Osbe-së Eugen Wolfarth deklaroi se duhet të nisin me urgjencë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor të parashikuara për më 8 majin e viti të ardhshëm.

Këto komente ambasadori Wolfarth i bëri dje pasdite pas takimit me zëvendëskryeministrin dh ministrin e ekonomisë Ilir Meta.

“Tani që më pak se shtatë muaj na ndajnë nga Dita e Zgjedhjeve, nevoja urgjente për përgatitje të hershme administrative, sipas rekomandimeve të fundit të OSBE/ODIHR-it, është më e madhe se kurrë” është shprehur ambasadori Wolfarth, sipas një njoftimi të shpërndarë nga zyra e OSBE-së.

Ambasadori ka vetëm pak javë që ka nisur detyrën e tij dhe në të gjitha takimet prezantuese që ka patur kohët e fundit me autoritetet më të lartë shtetërore dhe politike shqiptare, ai ka ngritur çështjen e reformës zgjedhore.

“Të gjitha palët politike i kuptojnë detyrat e tyre për të vepruar në interesin kombëtar, duke përdorur të gjitha mekanizmat institucionale në dispozicion, veçanërisht Kuvendin, për të diskutuar, miratuar dhe zbatuar reformën zgjedhore,” tha ambasadori Wollfarth sipas të cilit zgjedhjet e ardhshme për pushtetin vendor “ do të je në një shënues kyç i procesit në vijimësi të reformave në vend”.

Po dje në Shqipëri kryeministri Sali Berisha njoftoi se do të thërrasë këtë të premte tryezën e partive politike për të nisur punën për reformën zgjedhore, pasi opozita refuzoi në mënyrë konstante, u shpreh ai, ofertën e shumicës për të nisur punën me komisionin e reformës dhe t’i besohej asaj përgatitja e të gjitha ndryshimeve që i konsideronte të nevojshme në kodin zgjedhor me kusht që të merrnin edhe aprovimin e institucioneve të specializuara ndërkombëtare.

Sipas kryeministrit dështimi në realizimin e reformës zgjedhore do të ishte përgjegjësi e socialistëve. Në mënyrë që reforma zgjedhore të miratohet nga parlamenti nevojiten edhe votat e opozitës.

Por kjo e fundit duke reaguar menjëherë pas vendimit të kryeministrit, u shpreh, përmes kryetarit Edi Rama se “Shqipërisë nuk i duhet një tjetër Kod Zgjedhor i shkelur me të dyja këmbët nga pushteti si në zgjedhjet e shkuara, po i duhet garancia se në zgjedhjet e ardhshme Kodi Zgjedhor nuk do të shkelet. Këtë garanci - tha më tej zoti Rama - nuk e jep një tjetër ligj në letër, por vetëm transparenca e kutive ku fshihen gjurmët e vjedhjes së kryer në 28 qershor”.

Zoti Rama theksoi se socialistët janë të gatshëm të ulen me shumicën “për ta përmirësuar edhe ligjin ekzistues të zgjedhjeve kur Sali Berisha të jetë gati të hapë rrugën e kësaj transparence. Përndryshe faji i mbetet atij që e ka, Sali Berishës”, deklaroi zoti Rama.

XS
SM
MD
LG