Lidhje

Bashkimi i American Airlines dhe US Airways


Bordet drejtuese të dy linjave ajrore ranë dakort mbrëmë për bashkimin e tyre

Linja ajrore American Airlines, më e madhja për pasagjerë në Shtetet e Bashkuara, ka pranuar një marrëveshje për t’u bashkuar me linjën konkurrente më të vogël, atë US Ariways, duke krijuar kështu linjën ajrore më të madhe në botë.

Bordet drejtuese të dy linjave ajrore ranë dakort mbrëmë për bashkimin e tyre. Një njoftim zyrtar i kësaj marrëveshjeje bëhet sot. Kompania e përbashkët, e cila do të mbajë emrin American Airlines, do të ketë 94 mijë punonjës dhe më shumë se 900 aeroplanë që do të shërbejnë për mijëra fluturime çdo ditë.

Bashkimi i dy linjave ajrore American Airline dhe US Airways është hapi më i fundit i kësaj natyre në industrinë e aviacionit amerikanë për dekadën e kaluar, duke lënë vetëm katër linja ajrore të mëdha që operojnë në Shtetet e Bashkuara: US Airlines, American, Delta, United dhe Southwest.
XS
SM
MD
LG